Na ndiq

Drini

Drini

Aktualitet

Bytha juj!

Nga: Edison Ypi (MAPO)

Bytha juj hante nat’ për nat’ përshesh me kos. U bo bytha juj tani me u shtru nëpër restoranta me ngrën male mishi dhe gjysmën e drekës me ja hedh qenit.
Bytha juj e mbyllte shtëpinë me një bravë që hapej me kaçavidë se brenda s’kishte asgjë me vjedh. Tani bytha juj ka instalu kamera jashtë e brenda shtëpisë pamjet e të cilave bytha juj i ndjek me celular nga Amerika apo Kina, apo kudo tjetër ku bytha juj ka shku për biznes ose për qef.
Bytha juj e shurdhonte bythën tuj me librat e kurvit. Bytha juj tani ka ngritur shtëpi botuese, bën promuovime me ceremonira me ujë të gazuar dhe kikirika për libra që s’lexohen edhe po të kesh durimin e derrit.
Përveç fotografisë së pasaportës, bytha juj s’kishte fotografi. U bo bytha juj me bo gjithato selfie.
Bythën e juj e përvëlonte behari, e ngordhte dimri. Tani bytha juj ka instaluar ngrohës korenti në banjë mos me u plevitos, dhe kondicioner në garazh.
Bytha juj nuk udhëtonte. Lezha ishte më larg se Londra, Korça si me qen Australia. Bytha juj mezi arrinte për nja dhjetë orë me tren deri në Pogradec. Kushurinjtë në Dibër dhe Sarandë bytha juj i kishte harru fare nga frika se po të shkonit t’i vizitonit bythën tuj do t’a rrasnin brenda për tentativë arratisje. U bë bytha juj tani me i ra kryq e tërthor botës ku t’i doj bytha byths tuj.
Bytha juj ishit skilipeca, ku t’gjenit të hanit ndonjë gjë për me e dobsu pak bythën e juj. Tani bytha juj jeni kthy në barkderra dhe po shkoni me u dobësu nëpër klinika të shtrenjta ku bëni sauna të nxehta dhe hiqni dhjamin me shiringa.
Drejtori i ndërmarrjes ku bytha juj bënte sikur punonte, kishte një FIAT polak shkatarraq që në Elbasan nisej por kurrë nuk arrinte dhe kthehej mbrapsht sepse në Qafë Krrabë te Tuneli i Doktorit i digjej guarnicioni i testatës. Tani bytha juj keni nga dy makina e tre fuoristrada.
Bytha juj shtynte ditët nëpër shtëpi të ngushta dhe të ulëta si furriqe pulash, por që bythës juj i dukshin të mëdhaja sepse bytha juj s’kishte orendi me i mbush. Tani bytha juj keni shtëpi e vila të superkompletuara në Itali, Francë, Angli, Amerikë.
Bytha juj mezi qepnit një palë pantallona te rrobaqepsja e lagjes me pesqintmijë vështirësira e frikëra. Bytha juj tani veshjet sintetike i refuzon, dy herë një këmishë nuk e vesh, çorapet e mbathura një herë i hedh në plehra.
Bytha juj kishit nëpër shtëpia gjthsej nja tre a katër llampa elektrike sa për mos me e ngatërru mamin me gruan gjatë natës. Megjithatë, bytha juj nuk ankohej atëhere nga korenti. Atëhere bytha juj thoshte shyqyr që korentin e kemi, korenti është drita e partisë që na vjen nga hidrocentrali i kurvit. Bytha juj për korentin ankohet tani që në shtëpi ka instaluar paisje me dhjetra kilovat.
Bytha juj ishit ca zhulsa që bythën e juj e lanit një herë në muaj me dy tuba çeliku të futur te njëritjetri që e kishit bërë fshehtas në ndërmarrje dhe e quanit skaldabanjë që nxirrte tym dhe ulurinte si tank. Tani bytha juj lahet, madje bën dhe seks, nëpër vaska me hodromasazh sa herë në ditë j’u do bytha juj.
Bytha juj pinit kafe çikorje. Bytha juj tani nuk pi kafe po s’qe mishelë e kokrrave të 35 kafeve nga 15 vende të ndryshme latino amerikane.
Bythës tuj s’i thoje dot gjysëm fjale se direkt të spiunonte. Prej një çerek shekulli, me anë të kapjes së organizatave joqeveritare që medemek vigjëlojnë lirinë e shprehjes, bytha juj ka rrëmbyer flamurin e lirisë së komunikimit, transparencës. Për të vjedhur. Se përveç vjedhjes bytha juj s’di të bëj asgjë.
Vetëm t’ja përmendje bythës tuj pluralizmin politik, bytha juj të fuste në burg. Tani bytha juj i jep bythës ton leksione përvjellëse pluralizmi dhe qytetarie.
Spektaklet televizive kanë ca rregulla që i ka shpikur bytha e botës për tu respektuar nga bythat e tjera. Bytha juj s’pjerdh për ato rregulla. Bytha juj nëpër spektakle nxjerr vetëm femra lakuriq që nuk u merret vesh ku fillon cica e ku mbaron bytha, ku është fshehur breka,a e ku është arratisur leshi.
Bytha juj që e ka bërë të gjithë vendin mafie dhe e ka mbjellë të gjithë Shqipërinë me hashash, po kërkon të bëjë reformë në drejtësi. O sa për të qesh ësht bytha juj.
Bytha juj psoniste nëpër ca dyqane të qelbta ku një herë në muaj shitsja spiune që të zgjaste një cop mish apo një lugë gjalp të shihte në sy mos bëje ndonjë xhest pakënaqësie. Tani bytha juj bën shoping nëpër supermarkata ku gjen edhe fijen e qimes së leshit të idhit të katragjyshes së pellazgut i cili para mijëra vjetësh shpiku pluralizmin, institucionet demokratike, shoqërinë civile, dhe të gjitha kollajllëqet e tjera që sot i gëzon bota.

Continue Reading
Advertisement
Lexo gjithashtu...
Kliko për të komentuar

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Më shumë në Aktualitet

Advertisement

Facebook

Advertisement

Postimet e fundit

To Top