Na ndiq

Drini

Drini

Ekspertiza për vdekjen e Astrit Deharit, dërgohet javën tjetër në Zvicër – Drini

Rajoni

Ekspertiza për vdekjen e Astrit Deharit, dërgohet javën tjetër në Zvicër – Drini

Rasti i vdekjes së ish-aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari do të transferohet në Zvicër për super-ekspertizë.

Ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri në seancën e Kuvendit ka thënë se nga java e ardhshme kjo lëndë do të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Lozanë të Zvicrës.

Tahiri foli për këtë çështje pasi u pyet nga deputeti i Vetëvendosjes, Sami Kurteshi, se në cilën fazë është ky proces.

Ministri Tahiri ka thënë se vonesat kanë ndodhur si pasojë e lëndës voluminoze, meqë kanë qenë rreth 3 mijë faqe për përkthim.

“Unë iu informoj që këtë javë ka përfunduar përkthimi i lëndës komplet. Ka qenë lëndë voluminoze me një material rreth 3 mijë faqe. Jam informuar nga prokuroria e shtetit që javën që do të vijë nga e hëna e tutje lënda do të dërgohet përmes atasheut policor të ambasadës së Zvicrës që është në Republikën e Kosovës drejtë institutit në fjalë. Pra, Ministria e Drejtësisë nuk është ndërlidhëse në këtë rast, por është prokurori i rastit përmes Prokurorisë së Shtetit”, ka thënë ministri Tahiri.

Astrit Dehari vdiq më 5 nëntor 2016, teksa po mbahej në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, si i dyshuar për sulmin ndaj ndërtesës së Kuvendit në gusht të vitit 2016.

Në shkurt të vitit 2017, familja e tij vendosi që ekspertizën për këtë rast ta kryejë Qendra Universitare e Mjekësisë Ligjore në Zvicrën Franceze.

Continue Reading
Advertisement
Lexo gjithashtu...

Më shumë në Rajoni

Advertisement

Facebook

Advertisement

Postimet e fundit

To Top