Na ndiq

Drini

Drini

Ziadin Sela: Ja pse hyjmë në qeveri, është koha për vepra jo për fjalë dhe propagandë!

Aktualitet

Ziadin Sela: Ja pse hyjmë në qeveri, është koha për vepra jo për fjalë dhe propagandë!

Lideri i LR-PDSH-së, Ziadin Sela në mbledhjen e kryesisë ka sqaruar vendimin e LR-PDSH-së për tu bërë pjesë e qeverisë së ardhëshme duke siguruar se partia e tij, aspak nuk ka lëvizur nga qëndrimet e saja të mëhershme. Sic mëson Drini.mk nga burime brenda kësaj partie Ziadin Sela ka marrë mbështetje nga gjitha organet partiake për vendimin e tij sakrifikues në shërbim të interesit afatgjat të shqiptarëve.

“Nuk kemi hyrë në qeveri për një ministri apo për pesë ministri, ju e dini se ne kishim ofertë edhe për kryetar parlamenti madje edhe shumë poste dhe oferta tjera edhe nga partia tjetër, por ne nuk pranuam. Nuk është aspak e vërtetë se kemi koalicion me BDI-në apo ndonjë parti tjetër. Ne si subjekt kemi programin tonë dhe atë e kemi prezantuar në bisedimet tona edhe me LSDM-në edhe me BDI-në dhe ne në këtë qeveri prezantohemi si “Aleanca për shqiptarët. Ne do jemi pjesë e qeverisë për ta realizuar programin tonë dhe për këtë kemi afatet tona, prandaj duhet durim. Nëse do qëndronim në opozitë apo indiferentë do i jepnim shanse përsëri VMRO-së dhe aleatëve të saj ta realizojnë qëllimin e tyre, zgjedhje të reja parlamentare, tensione krizë etj… ndërkohë që të gjitha institucionet si ato të drejtësisë madje edhe ato për organizimin e zgjedhjeve janë të kapura nga kjo parti. Prandaj këto duhet urgjentisht të reformohen dhe vendi të kthehet në rrugën e duhur. Nëse kjo nuk ndodh, ne nuk e kemi aspak të vështirë të tërhiqemi. Prokuroria speciale ka mbështetjen tonë të vazhdojë punën e saj për të ndëshkuar të gjithë kriminelët pa marrë parasysh posteve politike apo funksioneve në shtet. Nuk duam këtë moment të rëndësishëm për të ardhmen e popullit tonë ta shfrytëzojmë për politikë të ulët ditore, prandaj jemi duke sakrifikuar kaq shumë. Tash nuk është më koha e fjalëve, por koha e veprave. Vlersojmë se në këto momente duhet guxim dhe sakrificë, prandaj me guxim dhe sakrificë kemi vendosur të jemi pjesë e përbërjes së re qeveritare. Për këtë vendim kemi mbështetjen e miqve tanë të mëdhej, Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ne si “Aleancë kemi vetëm tre deputetë, por ju e dini se pa ato tre deputetë kjo qeveri nuk mund të funksionojë, prandaj ne e shohim veten të barabartë me dy partitë e tjera qeverisëse. Ndryshime të mëdha do të ndodhin për shqiptarët në Maqedoni dhe ju do të jeni dëshmitarë të këtyre ndryshimeve. Ne i shërbejmë agjendës tonë kombëtare dhe prespektivës së qytetarëve tonë. Sa i përket Platformës së përbashkët shqiptare, ju e dini se ne ishim dhe jemi mbështetësit më të mëdhej të saj, aspak nuk kemi ndryshuar qëndrim në këtë cështje dhe atë do ta realizojmë me kohë dhe me punë konkrete, pa pasur nevojë të bëjmë zhurmë mediatike, sic po bëjnë disa subjekte të tjera, të cilat në stilin e VMRO-së dhe Ivanovit kërkojnë të përfitojnë pikë politike nga ky proces. Platformën e përbashkët ne e mbështetëm fuqishëm nga dita e parë kur disa subjekete të tjera shisnin “moral” madje në shumë raste u distancuan nga kjo platformë. Shqiptarët tashmë janë vetdijësuar dhe politikave me prapavijë ju ka ardhur fundi.   ” ka thënë mes tjerash Ziadin Sela në mbledhjen e kryesisë qëndrore, transmeton Drini.mk

Kliko për të komentuar

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Më shumë në Aktualitet

Advertisement

Facebook

Advertisement

Postimet e fundit

To Top