Na ndiq

Drini

Drini

Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni shënon 25 vjet përkushtim për ndërtimin e shoqërisë së hapur në Maqedoni – Drini

Aktualitet

Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni shënon 25 vjet përkushtim për ndërtimin e shoqërisë së hapur në Maqedoni – Drini

Me një seri ngjarjesh rajonale dhe ndërkombëtare në tema me rëndësi shoqërore, me organizim të një ekspozite dhe me promovim të filmit dokumentar dhe monografisë, Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni (FSHHM) do ta shënojë 25 vjetorin e ekzistimit të tij në Maqedoni.

Shënimi i 25 vjetorit të FSHHM-së do të fillojë të enjten (3 maj), me promovimin e filmit dokumentar për Fondacionin dhe me një ekspozitë multimediale me të cilat do të prezantohet puna dhe arritjet e tij gjatë periudhës së kaluar. Gjatë muajit maj do të organizohen disa konferenca, në të cilat pjesëmarrësit nga Maqedonia dhe jashtë vendit do të diskutojnë për tema të rëndësishme si hyrja e Maqedonisë në BE, forcimi ligjor, shëndeti i romëve, liria dhe interneti, të rinjtë dhe shoqëria e hapur, reformat arsimore, fuqia e artit dhe e kulturës për ndryshime shoqërore, si dhe e ardhmja dhe perspektivat e shoqërisë së hapur në Maqedoni.

Pjesa më e madhe e ngjarjeve janë organizuar në bashkëpunim me organizata të tjera qytetare, të cilat njëkohësisht janë edhe partnerë afatgjatë të FSHHM-së, i Eurothink, Koalicioni Margjinat, Fondacioni Metamorfozis dhe Forumi Arsimor Rinor. Pjesë e kremtimit të jubileut do të jetë edhe ekspozita për aktivizëm kreativ, e organizuar në bashkëpunim me Qendrën për arte bashkëkohore.

Më poshtë mund ta shihni programin:

FSHH 25 vjet në Maqedoni from Portalb

Continue Reading
Advertisement
Lexo gjithashtu...

Më shumë në Aktualitet

Advertisement

Facebook

Advertisement

Postimet e fundit

To Top