Na ndiq

Drini

Drini

Forcat izraelite kanë arrestuar një fëmijë palestinez 8-vjeçar – Drini

Rajoni

Forcat izraelite kanë arrestuar një fëmijë palestinez 8-vjeçar – Drini

Forcat izraelite kanë arrestuar një fëmijë palestinez 8-vjeçar në Bregun Perëndimor të pushtuar, me arsyetimin se “ka gjuajtur gurë” në drejtim të ushtarëve, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas burimeve lokale, bëhet fjalë për Omer Ebu Ejash, i cili është arrestuar në rajonin Beit Ummar në veri të qytetit El Halil (Hebron).

Ndërkaq, aktivisti palestinez Muhamed Avad tha për AA se fëmija palestinez është arrestuar me justifikimin se ka “gjuajtur gurë” në drejtim të forcave izraelite dhe se zyrtarët palestinezë janë duke punuar për lirimin e tij.

Autoritetet izraelite ende nuk e kanë komentuar rastin.

Sipas të dhënave zyrtare palestineze, në burgjet izraelite vuajnë rreth 6.500 palestinezë, përfshirë gra dhe fëmijë.

Continue Reading
Advertisement
Lexo gjithashtu...

Më shumë në Rajoni

Advertisement

Facebook

Advertisement

Postimet e fundit

To Top