Na ndiq

Drini

Drini

Ivanv nuk pranon marrëveshjen e arritur me Greqinë (VIDEO) – Drini

Aktualitet

Ivanv nuk pranon marrëveshjen e arritur me Greqinë (VIDEO) – Drini

Në fjalimin e  mbajtur para pak çastesh para mediave, Presidenti i shtetit Gjorge Ivanov, njoftoi qëndrimin e tij rreth marrëveshjes së arritur mes kryeministrave të Maqedonisë dhe Greqisë në lidhje me ndryshimin e emrit të shtetit, sipas presidentin kjo marrëveshje është e papranueshme dhe hap edhe më shumë probleme, përcjell Portalb.mk.

“ Sot për herë të parë më ishte dorëzuar në shqyrtim marrëveshja e arritur mes kryeministrave të republikës së Maqedonisë dhe Greqisë, në takimin që sot pata me kryeministrin Zaev dhe ministrin Dimitrov, u thash që kjo është marrëveshja e tyre personale, ky është vendimi i tyre personal dhe ata vet do të mbajnë përgjegjësi për të. Kjo marrëveshje e dëmshme e cila është e vetmja në historinë e njerizimit, për mua është  e papranueshme, me këtë marrëveshje thyhet kushtetuta, ligjet dhe rrënohen institucionet shtetërore. Nuk do të lejoj ndërtime të egra politike,” deklaroi presidenti Ivanov.

Sipas Presidentit Ivanovit me këtë “marrëveshje hapen më shumë konteste dhe probleme”.

Ivanov gjatë fjalimit të tij tha se BE dhe NATO nuk duhet të jenë alibi për një marrëveshje të keqe. Si përfundim ai i bëri thirrje gjithë popullit maqedonas, kudo që ndodhet të mos frikohen sepse ai nuk do të bie pre e asnjë kërcënimi apo shtypje që të tërhiqet nga qëndrimi i tij.

Continue Reading
Advertisement
Lexo gjithashtu...

Më shumë në Aktualitet

Advertisement

Facebook

Advertisement

Postimet e fundit

To Top