Na ndiq

Drini

Drini

Ja sa kanë harxhuar VMRO dhe BDI në dreka me paratë e shtetit (FOTO)

Aktualitet

Ja sa kanë harxhuar VMRO dhe BDI në dreka me paratë e shtetit (FOTO)

Salmon, biftekë, cigare dhe alkool ka porositur ish zëvendësministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratë, Timço Mucunski, në llogari të shtetit, derisa ka qenë në funksion. Llogaritë që janë në emër të tij, janë paguar nëpërmjet faturës, të cilat janë bërë në periudhën prej prillit deri në dhjetor të vitit 2016, dhe kanë vlerën rreth 150.000 denarë ose 2.5 mijë euro, njofton Portalb.mk.

Rrjeti BIRN, ka arritur që nëpërmjet ligjit për qasje të lirë te informatat me interes publik, t’i sigurojë llogaritë për shërbimet hotelierike që i kanë shfrytëzuar ish ministrja e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Marta TOmovska, zëvendësi i saj, Mucunski, zëvendësministri plotësues, Aleksandar Kiracovski dhe sekretari shtetëror, Jahi Jahija. Sipas llogarive, ish ministrja Tomovska është e vetmja që nuk ka harxhuar para të shtetit për shërbime hotelierike.

Restorantet më të shtrenjta në llogari të shtetit i ka shfrytëzuar Mucunski. Ai më tepër e ka vizituar kafenenë “Rustikana” në Shkup. Salmon me sos të gjelbër prej 650 denarësh, biftek viçi, mish viçi të pjekur, peshk deti, uzo, raki, verë, birrë, uiski dhe cigare – janë një pjesë e gjërave që ai më së shpeshti i ka porositur në restorant.

Në llogaritë mund të shihet se sa persona kanë ngrënë dhe kanë pirë për këto para, ndërkaq llogaria ka lëvizur nga 2 mijë deri në 13 mijë denarë. Më së shpeshti llogaritë janë bërë gjatë orarit të punës, por ka edhe prej atyre që janë bërë edhe pas orarit të punës, gjegjësisht deri në mesnatë.

Më poshtë BIRN ka bërë një infografik në të cilën mund të shihet se çfarë është porositur në qershor të vitit të kaluar në restorantin “Rustikana” në Shkup nga ana e zv/ministrit të atëhershëm të Shoqërisë Informatike dhe Administratës. Vetëm kjo darkë, në llogari të shtetit, ka kushtuar diçka më pak se gjysma e rrogës neto në Maqedoni.

 

Kliko për të komentuar

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Më shumë në Aktualitet

Advertisement

Facebook

Advertisement

Postimet e fundit

To Top