Na ndiq

Drini

Drini

Janë siguruar para të mjaftueshme për parandalim dhe luftë kundër HIV-it dhe SIDA-s – Drini

Aktualitet

Janë siguruar para të mjaftueshme për parandalim dhe luftë kundër HIV-it dhe SIDA-s – Drini

Ky premtim i LSDM-së është dhënë në programin për zgjedhje të parakohshme parlamentare në vitin 2016 në faqen 141, në pjesën e ndihmës mjekësore. E njëjta më pas ka hyrë në Programin për punën e Qeverisë së RM-së në periudhën 2017-2020 në faqen 35.

Vlera e këtij premtimin në pjesën e parandalimit dhe mjekimit të HIV dhe SIDA-së është shumë e madhe, sepse Republika e Maqedonisë prej vitit të kaluar mbeti pa donacione nga diaspora dhe duhej vet t’i mbulojë shpenzimet në këtë drejtim. Deri në fund të vitit 2016 përfundoi edhe mbështetja të cilën Maqedonia e mori 14 vite nga Fondi global për luftën kundër HIV-it, me ç’rast çdo vit merrte mjete të dukshme financiare, të cilat duheshin të kombinohet me mjetet e Buxhetit të RM-së. (Për 14 vite fondi për këtë qëllim në Maqedoni ka arritur 35 milion euro, me çka pjesa më e madhe e këtyre mjeteve kanë qenë donacion i Fondit global).

Për këtë problem që në vitin 2016 folën e organizatat joqeveritare të cilat veprojnë në këtë fushë – parandalim dhe mbrojtje prej HIV-it. Ato, gjatë fundit të vitit 2016 alarmuan se Qeveria e atëhershme ka ndarë edhe ka planifikuar në Buxhetin e RM-së për vitin 2017 dukshëm më pak mjete prej atyre të nevojshmeve. Në verifikimin e vërtetësisë së pretendimit të personave zyrtar të atëhershëm se mjetet janë të mjaftueshme dhe se janë ndarë edhe më tepër, “Vërtetmatësi” vlerësoi se bëhet fjalë për pretendim të pavërtetë, sepse gjithsej mjetet për parandalim dhe për barna në buxhetin e planifikuar për HIV kanë arritur vetëm 27 milion denarë, përderisa 25 milion ishin për zbatimin e programin për ndihmesë mjekësore për personat që vuajnë prej varësisë.

]Në mbledhjen e ministrave të vendeve të Evropës Juglindore me temën: “Përgjigje e qëndrueshme për HIV dhe tuberkulozë”, që filloi me 07.05.2018 në Shkup, ministri me resor i Shëndetësisë në RM, Venko Filipçe, informoi opinion se Maqedoni në vitin 2018, në tërësi do të mund të ju përgjigjet nevojave për parandalim dhe mjekim të HIV, sepse në Buxhet janë planifikuar 95 milion denarë për këtë qëllim ose rreth 1,5 milion euro, plus 30 milion për tuberkulozën:

Me propozim të Qeverisë, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë miratoi buxhet prej 95 milion denarë (1,5 milion euro) për programin për parandalim, trajtim, kujdes dhe ndihmesë për HIV dhe 30 milion denarë (gjysmë milion euro) për programin për kontroll të tuberkulozës në Republikën e Maqedonisë. Po ashtu, në fillim të këtij viti është publikuar një konkurs për organizatat qytetare, ndërsa përgjigjet janë nënshkruar në shkurt, me gjithsej 15 organizata, të cilat i implementojnë aktivitetet parandaluese te popullata kryesore e HIV…

Në partneritet me sektorin qytetarë dhe përfaqësuesit se shoqatave, përgjatë këtij viti punojmë edhe në gjetjen e një mekanizmi të zgjatur dhe të qëndrueshëm për financim të programeve për parandalim të HIV-it dhe tuberkulozës. Me këtë edhe do të vendosim një kornizë institucionale dhe do të garantojmë qëndrueshmëri financiare në të ardhmen, që t’i përgjigjemi sfidës për mbajtjen e një niveli të ulët të HIV dhe të tuberkulozës – deklaroi Filipçe, i cili shtoi se shteti ka siguruar në këto korniza edhe para të mjaftueshme për vazhdimin e prokurimeve në terapinë antiretorvirusale, dhe për implementimin e politikave të reja të programeve për parandalim.

Pothuajse të njëjtën përmbajtje e përsëriti edhe kryeministri Zoran Zaev me 09.05.2018 në mbledhjen përfundimtare të Bordit të Fondit global për parandalim dhe lufta kundër SIDA-së.

Kënaqësi shprehi edhe drejtori i Fondit global, Piter Sands, i cili deklaroi se mbledhja e Bordit është caktuar në Shkup, pikërisht sepse Fondi potencoi Maqedoninë në EJL si shembull i mirë, veçanërisht në atë që Qeveria i jep rëndësi parandalimit dhe i ndanë paratë me organizatat joqeveritare të cilat veprojnë në këtë fushë.

Për shkak të fakteve të paraqitura më larët, mund të vlerësohet se premtimi i LSDM-së dhënë në programin parazgjedhor në fund të vitit 2016 për parandalim dhe mjekim të sëmundjeve të rralla, në pjesën e parandalimit dhe të mjekimit të HIV, si dhe për bashkëpunimin me sektorin joqeveritar në këtë pjesë – është realizuar, gjegjësisht është përmbushur.

BURIMI: Vërtetëmatësi

Continue Reading
Advertisement
Lexo gjithashtu...

Më shumë në Aktualitet

Advertisement

Facebook

Advertisement

Postimet e fundit

To Top