Na ndiq

Drini

Drini

Ligji për ndryshimin e Kodit Zgjedhor pret pajtueshmërinë e VMRO-DPMNE-së – Drini

Aktualitet

Ligji për ndryshimin e Kodit Zgjedhor pret pajtueshmërinë e VMRO-DPMNE-së – Drini

Propozim ligji për ndryshimet në Kodin Zgjedhor është në fazën përfundimtare por pritet pajtueshmëri e opozitares VMRO-DPMNE që i njëjti të dorëzohet në Kuvend, njoftoi ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska të martën në takim me gazetarët. Ajo njofton se propozim ligji për Kodin Zgjedhor është përgatitur në bazë të marrëveshjes që e kanë arritur partitë politike, njofton Portalb.mk.

“Kemi punuar me Kodin Zgjedhor në pajtueshmëri me konsultimet e partive politike është dërguar deri te opozita dhe presim përgjigje, a është ai modeli që praktikisht është në bazë të marrëveshjes së partive politike. Kështu që, ministria e Drejtësisë është e gatshme menjëherë pasi që të marrim përgjigje ta lëshojmë propozimin në procedurë parlamentare”, tha Deskoska.

Sipas saj, një pjesë e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor janë bërë në kohën kur janë zgjedhur anëtarët e përkohshëm të Komisioni Shtetëror Zgjedhor, ndërkaq pjesa tjetër e ndryshimeve që do të duhet të miratohen, kanë të bëjnë me përbërjen e KSHZ-së.

Ministri për Administratë dhe Shoqëri Informatike, Damjan Mançeveski si përfaqësues i LSDM-së në grupin për ndryshimin e Kodit Zgjedhor, thotë se ekzistojnë disa çështje për të cilat nuk kanë mundur të arrijnë marrëveshje, duke mos bërë të ditur për çka.

“Konsensus është arritur për disa çështje, dhe këtu nuk ishim vetëm ne të partive politike po kishim pesë mbledhje pune me ekspert nga vendi dhe jashtë që ndanë përvoja të ndryshme dhe analiza dhe në ligj është vendosur e gjithë ajo për të cilën kishte konsensus. Ekzistojnë tema për të cilat nuk kemi arritur marrëveshje, që janë ende lëndë e debatit dhe duhet të mbeten ende, si për shembull modeli i zgjedhjes. Ajo që është bërë është në lidhje me KSHZ-në është në pajtueshmëri me Kodin Zgjedhor dhe Ligjin për financim të partive politike”, tha Mançevski.

Mançevski shprehet optimist se ligji do të jetë i pranueshëm për të gjitha partitë politike, megjithatë ai është konfuz lidhur me atë që deri më tani opozita nuk ka dhënë asnjë përgjigje edhe pse siç thotë ai paraprakisht nuk kanë kërkuar asnjë kusht.

Nga ana tjetër, VMRO DPMNE mbetet e pakapshme për prononcim.

LEXO: Maqedoni, Qeveria planifikon reforma të mëdha dhe të përshpejtuara në këto sektore

Continue Reading
Advertisement
Lexo gjithashtu...

Më shumë në Aktualitet

Advertisement

Facebook

Advertisement

Postimet e fundit

To Top