Na ndiq

Drini

Drini

Marrëveshja për emrin: Zaev në orën 18 e 30 do të mbajë konferencë për media – Drini

Aktualitet

Marrëveshja për emrin: Zaev në orën 18 e 30 do të mbajë konferencë për media – Drini

17:15 – Sot, në orën 18 e 30 kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev do të mbajë konferencë për media në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së bashku me anëtarët e Qeverisë në lidhje me marrëveshjen e kontestit për emrin kushtetues të vendit, transmeton Portalb.mk.

Njoftim: Konferencën për media mund ta ndiqni drejtpërdrejt në faqen e Facebook-ut të Portalb.mk.

12:20 -Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev deklaroi se pret që biseda e sotme telefonike me kolegun e tij nga Greqia, Aleksis Cipras t’i përfshijë të gjitha aspektet dhe të arrihet marrëveshja për kontestin shumëvjeçar për emrin, transmeton Portalb.mk.

“Dje kemi pasur përparim të vërtetë e kualitativ në bisedë. Shpresoj se sot do të mund të deklarojmë diçka të bukur. Kam thënë se jam optimist dhe që është e mundur të arrihet marrëveshje, por sot kemi një bisedë edhe më thelbësore, për mua është shumë e rëndësishme. Besoj se do t’i përfundojmë të gjitha aspektet që ta plotësojmë pritjen e të dy palëve”, tha Zaev duke u përgjigjur në pyetjen gazetareske.

Zaev theksoi se të dy kryeministrat, dy ministrat e Punëve të Jashtme,  dy Qeveritë dhe shumica e qytetarëve të të dy vendeve janë të interesuar për zgjidhje përfundimtare të këtij problemi shumëvjeçar.

“Nëse ndodh sot, dhashtë Zoti marrëveshja, ne menjëherë do ta deklarojmë me të gjitha detajet, ndërsa besoj se nëse ka marrëveshje, atëherë do të duhet të bëjmë agjendë se ku do të nënshkruhet. Për Prespën e dimë se ishte dëshirë e shumicës në procesin negociues të bëhet një takim atje. Por, në çdo rast do të presim, të shkojmë hap pas hapi, të shohim njëherë se a ka marrëveshje, nëse ka marrëveshje do ta vendosim edhe agjendën se ku”, tha Zaev se a do të nënshkruhet marrëveshja në Prespë.

  • LEXO: Mediat greke: Marrëveshja është arritur për Maqedonia Veriore, nënshkrimi do bëhet në Prespë gjatë vikendit
  • LEXO: Ivanov Zaevit: zgjidhja e problemit me biseda telefonike – joserioze dhe e papërgjegjshme
  • LEXO: Zaev reagon pas deklaratës së Ivanovit: duhet të ndihmosh, e jo të pengosh

Në lidhje me emrat që përmenden në opinion si mundësi, Zaev tha se opinioni do të njoftohet me të gjitha detajet menjëherë pasi të arrihet marrëveshja.

“Maqedonia Veriore, e Re, e Vardarit, e Epërme, shumë emra ishin opsion, i dini propozimet e Nimic, unë do të prisja në fund të deklaroj për shkak se ende nuk kemi marrëveshje. Shpresoj se shumë shpejt do të kemi zgjidhje, sapo të zgjidhet menjëherë do ta deklarojmë në opinion”, deklaroi Zoran Zaev.

  • LEXO: Edhe shefi i diplomacisë greke me optimizëm ka komentuar bisedën telefonike mes dy kryeministrave
  • LEXO: Insistimi amerikan për çështjen e emrit me Greqinë pritet të jep rezultat pozitiv

Continue Reading
Advertisement
Lexo gjithashtu...

Më shumë në Aktualitet

Advertisement

Facebook

Advertisement

Postimet e fundit

To Top