Na ndiq

Drini

Drini

Me 22 maj do të shpallet aktvendimi për rastin “Treqind”  – Drini

Aktualitet

Me 22 maj do të shpallet aktvendimi për rastin “Treqind”  – Drini

Me 22 maj do të shpallet aktvendimi për rastin “Treqind”  ku i akuzuar është ish-ndihmësministri i Punëve të Brendshme Gjoko Popovski, deklaroi gjykatësja Dobrilla Kacarska në seancën e sotme,  transmeton Portalb.mk.

Në Gjykatën Penale sot janë thënë fjalët përfundimtare të Prokurorisë Speciale Publike dhe të mbrojtjes. Prokuroria Speciale Publike kërkoi aktgjykim dënues për Popovskin për veprën penale që akuzohet, sipas të cilës parashikohet dënim me burg prej 4 deri 15 vite.

Mbrojtja e Popovskit kërkoi që ai të lirohet nga aktakuza. Popovski sot para gjykatës tha se nuk është fajtor dhe se procedura që zhvillohet kundër tij seriozisht ka ndikuar në shëndetin e tij. Ai tha se në periudhën e kaluar është përballur me shumë kërcënime, fyerje, presione, por nuk precizoi se nga kush.

Ndyshe, sipas aktakuzës, Popovski është i akuzuar për furnizim joligjor të 300 veturave për nevojat e MPB, gjegjësisht për dëmtimin e buxhetit shtetëror për 453.560 euro.

Larje parash në Maqedoni, “Tabela”, “Treqind”, “Total” dhe “Tifani” rastet e reja të PSP-së (VIDEO)

Continue Reading
Advertisement
Lexo gjithashtu...

Më shumë në Aktualitet

Advertisement

Facebook

Advertisement

Postimet e fundit

To Top