Na ndiq

Drini

Drini

Ordanoski: Gruevski dhe Mijalkov nuk janë të fuqishëm më!

Aktualitet

Ordanoski: Gruevski dhe Mijalkov nuk janë të fuqishëm më!

Njohësi i zhvillimeve politike në Maqedoni, Sasho Ordanoski në një shkrim të tij të fundit ka shkruar  se as Gruevski e as Mijalkovi nuk e kanë besuar se kështu do të rrjedhin gjërat në lidhje me procedimin e Prokurorisë Speciale Publike.

Ordanoski mendon se Gruevski dhe Familja duhet që të paguajnë rëndë për krimet dhe vjedhjen që ia kanë bërë Maqedonisë gjatë këtyre dhjetë viteve të fundit.

“Pas një viti nga bomba e parë e LSDM-së, erdhi koha për procedimin e akuzave. Kjo është. Gruevski dhe Mijalkov as që ëndërruan se diçka e këtillë është e mundsh,e dhe ato së bashku me Marko Zvrlevski nëse do të pyeteshin, Zaev tashmë do ta kishte bërë një vit burg për akuzat nga Puç.

Para dymbëdhjetë muaj ishte një radikalizëm i pa parë politik të flasësh për atë se erdhi dita kur Familja do të duhet që të arrestohet; sot ajo bisedë është një prognozë bajate për renditjen ku anëtarët e Familjes do të dërgohen për në Shutkë. Çka është një vit në politikë.

Ngjarjet, d.m.th. ecën në drejtim të kundërt me pritjet e oligarkisë në pushtet. Pushteti, objektivisht ka dal prej takti dhe prej mendjes. (Siteli ka dal vetëm prej takti). Akuzat janë të rënda dhe për pjesën më të madhe të pjesëmarrësve në këto krime do të pasoje paraburgim, pastaj edhe për opinionin edhe për to do të vijojnë procedura dramatike gjyqësore.

Disa të dyshuar, në mënyrë preventive janë parë në hotele dhe objekte tjera jashtë shtetit. Për të tjerët po spekulohet se po rrihen nëpër kafiteri, transmeton Zhurnal.mk.

Shumicë janë edhe ato që nuk e dinë se nga cila anë t`ia mbajnë. Problemi është aty që tashmë nuk e dinë se kujt t`i besojnë, cili zyrtar ka pranuar të dëshmoje, ndërsa i gënjen se nuk ka pranuar; cili funksionar ka bërë tregti, dhe i cili mendon se do të imponohet nën rrotën e historisë për të mirën e Partisë dhe Familjes. “, shkruan Ordanoski.

Continue Reading
Advertisement
Lexo gjithashtu...
Kliko për të komentuar

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Më shumë në Aktualitet

Advertisement

Facebook

Advertisement

Postimet e fundit

To Top