Na ndiq

Drini

Drini

Publikohet kontrata e James: Mësohet rroga e tij (Dokument)

Sport

Publikohet kontrata e James: Mësohet rroga e tij (Dokument)

Marrëveshja për transferimin e James Rodriguez tashmë është bërë publike nga faqja që e ka shokuar botën e futbollit, Football Leaks.

Deri më tani, kjo faqe ka publikuar kontratat e disa prej futbollistëve të Real Madridit duke përfshirë lojtarë, si Toni Kroos, Mesut Ozil e Gareth Bale.

Kolumbiani u transferua nga Monaco në vitin 2014 dhe në bazë të marrëveshjes shuma e transferimit të tij, së bashku me bonuset, mund të arrijë deri në 92 milionë euro.

24-vjeçari përfiton 149.000 euro në javë (afër 7.7 milionë euro në sezon). Saktësisht, në sezonin e parë (2014/2015), rroga e tij ishte rreth shtatë milionë euro (7.001), për të vazhduar pastaj 7.76 milionë euro deri në vitin 2020.

Kështu, në bazë të kontratës së tij gjashtëvjeçare, gjatë qëndrimit të Spanjë mesfushori do të përfitojë në total 46.5 milionë euro.

Nëse dikush dëshiron ta prishë kontratën e James duhet të paguajë 500 milionë euro. /Telegrafi/

Continue Reading
Advertisement
Lexo gjithashtu...
Kliko për të komentuar

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Më shumë në Sport

Advertisement

Facebook

Advertisement

Postimet e fundit

To Top