Na ndiq

Drini

Drini

Sela: Më vranë por u ringjalla, Tani vazhdojmë rrugën tonë edhe më të fortë dhe të bindur!

Aktualitet

Sela: Më vranë por u ringjalla, Tani vazhdojmë rrugën tonë edhe më të fortë dhe të bindur!

Selia e LR-PDSH-së në Tetovë sot ishte vërshuar nga media të ndryshme nga vendi por edhe ato ndërkombëtare. Lideri i LR-PDSH-së Ziadin Sela doli në konferencë për shtyp në një gjendje shumë tëmirë shëndetësore. Ngjarjet e 27 Prillit Sela i konsideroi si atentat politik ndaj shqiptarëve, ndërsa theksoi se para ngjarjeve të 27 Prillit duhet të zgjidhen sulmet e mëhershme ndaj shqiptarëve sic janë Sopoti, Monstra, Vrasja e Harun Aliut, shkruan Drini.mk

“Shqiptarët në Maqedoni, por edhe në rajon duhet që perpsektivën dhe të ardhmen ta bazojnë te forcat e tyre tyre, tek liderët e tyre politikë. Ndryshimi ka filluar këtu në selinë  e Aleancës në Tetovë, dhe lideri i LR-PDSH-së jam unë, e nuk është Zoran Zaevi. Sllogani jonë Ndryshe, ka filluar të jetësohet dhe ne nuk do të heqim dorë nga Platforma shqiptare”, u shpreh Sela.

Lideri i LR-PDSH-së, gjithashtu theksoi se, pa marrë parasysh nëse është apo nuk është pjesë e pushtetit, deputetët e partisë do ta votojnë qeverinë, ligjin që mundëson avansimin e gjuhës shqipe dhe të gjitha cështjet tjera që kanë të bëjnë me të drejtat e shqiptarëve.

 

Kliko për të komentuar

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Më shumë në Aktualitet

Advertisement

Facebook

Advertisement

Postimet e fundit

To Top