Na ndiq

Drini

Drini

Sot mbahet seancë gjyqësore për rastin “Monstra” – Drini

Aktualitet

Sot mbahet seancë gjyqësore për rastin “Monstra” – Drini

Në Gjykatën Penale të Shkupit, sot pritet të vazhdojë seanca gjyqësore për rastin “Monstra”, njofton Portalb.mk.

Ndryshe, seanca e fundit është shtyrë për shkak mungesës së të akuzuarit, Fejzi Aziri i cili është i sëmurë.

  • LEXO: Fetai: Do të bëjmë gjithçka që të dihet e vërteta për vrasjen e pesëfishtë

Rasti “Monstra” që nga muaji mars është në duar të Prokurorisë Speciale Publike. Prokurorja speciale, Katica Janeva tha se janë të përgatitur ta prezantojnë lëndën para gjykatës.

  • LEXO: Rasti “Monstra” përfundimisht merret nga PSP-ja (Video)

Vrasja te Liqeni i Smillkovës ka ndodhur më 12 prill 2012 ku u vranë djemtë Filip Sllavkovski, Aleksandar Nаqevski, Cvetanço Acеvski, Kire Tërpkovski dhe Borçe Stevkovski.

Për këtë vrasje të pesëfishtë u hap lëndë me emrin “Monstra” ku me dënim të përjetëshëm u dënuan Alil Demir, Afrim Ismailoviq, Agim Ismailoviq, Fejzi Aziri, Haki Aziri dhe Sami Luta,  ndërkaq Afrim Ismailoviq dhe Alil Demiri vazhdojnë edhe sot e kësaj dite të jenë të pakapshëm për autoritetet e rendit.

Gjykata Supreme në dhjetor të vitit të kaluar i liroi të akuzuarit  Agim Ismailoviq, Haki Azirin, Sami Lutën dhe Fejzi Azirin dhe u përcaktoi masë kujdesi.

DOSJE “Monstra”: 6 vjet në kërkim të zbardhjes së rastit së vrasjes makabre pesëfishe

Continue Reading
Advertisement
Lexo gjithashtu...

Më shumë në Aktualitet

Advertisement

Facebook

Advertisement

Postimet e fundit

To Top