Na ndiq

Drini

Drini

Sulm në Australi, një i vrarë dhe tre të plagosur – Drini

Rajoni

Sulm në Australi, një i vrarë dhe tre të plagosur – Drini

Policia ka hapur zjarr ndaj një sulmuesi me thikë pasi një person u therr për vdekje dhe tre të tjerë u plagosën sot në qendër të qytetit të dytë më të madh të Australisë, Melbourne, transmeton Anadolu Agency (AA).

Njeriu doli nga një makinë, e cila më pas u përfshi nga flakët, duke shkaktuar bllokim të trafikut në pjesën qëndrore të qytetit Melbourne, njoftoi policia.

“Oficerët e policisë të thirrur në vendngjarje u ballafaquan me sulmuesin i cili i kërcënonte me thikë dhe në të njëjtën kohë kalimtarët lajmëruan se disa persona janë therrur”, tha shefi i policisë së shtetit Viktoria, David Clayton.

Një person i cili ishte therrur vdiq në vendngjarje ndërsa dy të plagosurit u dërguan në spital.

Clayton tha se hetuesit nuk janë duke kërkuar sulmues të tjerë. Personi i qëlluar në gjoks nga policia ishte në gjendje kritike.

Continue Reading
Advertisement
Lexo gjithashtu...

Më shumë në Rajoni

Advertisement

Facebook

Advertisement

Postimet e fundit

To Top