Na ndiq

Drini

Drini

Thirrje për volonterë në sistemin “Të gjithë të ngopur” për donimin e ushqimit të tepërt – Drini

Aktualitet

Thirrje për volonterë në sistemin “Të gjithë të ngopur” për donimin e ushqimit të tepërt – Drini

“Ajde Makedonia” ka bërë thirrje për sistemin e donimit të ushqimit në kuadër të projektit “Të gjithë të ngopur”, i cili për fillim po funksionon në territorin e qytetit të Shkupit, përcjell Portalb.mk.

Nga kjo organizatë thonë se në Maqedoni me mijëra ton ushqim i sigurt përfundon në deponitë, e nga ana tjetër 450 000 njerëz në vend nuk mund t’i lejojnë vetes të konsumojnë të gjitha vaktet e ushqimit gjatë një dite. Prej këtu, ushqimi i tepërt nga bizneset do të donohet përmes organizatave qytetare deri tek rastet sociale.

“Nëse dëshironi të ndihmoni me donim të ushqimit tepricë, mund të kyçeni sipas mundësive dhe interesave tuaja. Dërgesa e ushqimit duhet të bëhet nga donatori deri te organizatat. Me gjetjen e organizatave të reja kontribuoni në kyçjen e bizneseve të reja me tepricë të ushqimit dhe shoqatave qytetarë që kanë nevojë për të njëjtën”, njoftojnë nga “Ajde Makedonia”.

 

Të gjithë të interesuarit që duan të kyçen në sistem duhet që ta mbushin aplikimin në këtë link dhe do të ftohen për takim informativ. Për informacione shtesë mund të kontaktoni përmes [email protected] apo përmes faqes në Facebook.

Ndryshe, “Të gjithë të ngopur” është sistem për donim të ushqimit të tepërt i përkrahur nga ambasada e Zvicrës, USAID, Korpusi i paqes, Instituti nacional demokratik dhe Publicis.

 

 

Continue Reading
Advertisement
Lexo gjithashtu...

Më shumë në Aktualitet

Advertisement

Facebook

Advertisement

Postimet e fundit

To Top