Na ndiq

Drini

Drini

“Turqia mbështet anëtarësimin e Maqedonisë dhe BeH-së në NATO” – Drini

Aktualitet

“Turqia mbështet anëtarësimin e Maqedonisë dhe BeH-së në NATO” – Drini

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka deklaruar se NATO përshëndet “transparencën” e Turqisë në operacionin e saj kundër-terrorist “Dega e Ullirit”, i cili zhvillohet në Afrin të Sirisë, raporton Anadolu Agency (AA).

“Ministri Çavuşoğlu më tregoi për operacionin ‘Dega e Ullirit’ dhe unë jam mirënjohës për transparencën e vazhdueshme të Turqisë mbi këtë”, tha Stoltenberg në konferencën e përbashkët për media me ministrin e Jashtëm të Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu.

Shefi i Aleancës së NATO-s tha se Turqia “me të vërtetë” bëri shumë për aleancën, pavarësisht përballjes me sfidat “serioze” të sigurisë. “Asnjë aleat tjetër i NATO-s nuk ka pësuar aq shumë sulme terroriste sa Turqia. Dhe, ju jeni aleati më i ekspozuar ndaj paqëndrueshmërisë në këtë rajon”, tha Stoltenberg.

Turqia nisi operacionin “Dega e Ullirit” më 20 janar për të pastruar grupet terroriste YPG/PKK dhe të DEASH-it nga Afrini mes kërcënimeve në rritje nga rajoni.

– Çavuşoğlu: Më shumë mbështetje nga NATO

Ndërkaq, shefi i diplomacisë turke, i cili kërkoi mbështetje më të madhe në procesin e zgjerimit të NATO-s, deklaroi se Turqia mbështet proceset e anëtarësimit të Maqedonisë, Bosnje e Hercegovinës dhe Gjeorgjisë.

Ministri Çavuşoğlu tha se ai dhe Stoltenberg diskutuan për çështjet rajonale, duke përfshirë Sirinë, Libinë, Irakun dhe një takim të NATO-s të planifikuar për në muajin korrik në Bruksel.

Çavuşoğlu tha se Stoltenberg kishte vizituar Turqinë shtatë herë, duke shtuar se, “Kjo është një shenjë e rëndësisë së vendosur ndaj Turqisë si një aleat”.

Ai tha se Turqia po luftonte kundër të gjitha llojeve të organizatave terroriste, duke shtuar se, “Ne presim më shumë mbështetje nga NATO në luftën tonë kundër terrorizmit”.

Stoltenberg tha se të dy palët poashtu diskutuan për sulmin me armëve kimike në rajonin Duma në Siri, që shkaktoi vdekjen e78 civilëve dhe plagosjen e qindra të tjerëve.

Continue Reading
Advertisement
Lexo gjithashtu...

Më shumë në Aktualitet

Advertisement

Facebook

Advertisement

Postimet e fundit

To Top