Na ndiq

Drini

Drini

Vera e kuqe i bën mirë zemrës

Shendeti

Vera e kuqe i bën mirë zemrës

Konsumi i moderuar i verës së kuqe është i mirë për zemrën. Vera është konsideruar si një prej pijeve alkoolike më të shëndetëshme, madje është një komponent thelbësor i dietës mesdhetare.

Pse duhet të zgjidhni verë të kuqe?

Zgjidhni verë të kuqe për shkak të përmbajtjes më të lartë të antioksidantëve. Vera e kuqe ka komponentë thelbësorë që luajnë një rol të rëndësishëm në shëndetin e zemrës dhe për të lehtësuar gjendjen e mirë të enëve të gjakut.

Cilat janë përfitimet e verës së kuqë për zemrën?

Konsumi i moderuar i verës së kuqe ka efekte të dobishme, duke zvogëluar rrezikun e sëmundjeve koronare të zemrës. Kjo për shkak të komponentëve kryesore që gjenden në të, dmth alkoolit dhe substancave të ndryshme antioksidante si: tystoli, resveratoli dhe kompozimet e tjera fenolike.

Veprimi i tyre mbrojtës kryhet nga mekanizma të ndryshme, të tilla si rritja e kolesterolit të mirë, kufizimi i mpikjes së enëve të gjakut dhe reduktimin e koagulimit të gjakut.

Substancat antioksiduese janë gjetur në përqëndrime të larta në verërat e kuqe që janë fermentuar në fuçi lisi.

Cilat janë komponentet kryesore ushqyese të verës së kuqe?

Përbërësit kryesore të verës janë alkooli – rreth 10-12%, karbohidratet – rreth 2.6%, sheqernat e thjeshtë – rreth 0.6%. Gjithashtu, siç u përmend më sipër, vera përmban një sasi të konsiderueshme antioksidantësh (përbërësit kryesorë fenolike).

A mund t’i shoqërojmë ushqimet me verë?

Po, mund të shoqërohen ushqimet me verë. Vera e bardhë është një shoqëruese e mirë e peshkut dhe mishit të bardhë, ndërsa ajo e kuqë e mishit të kuq. Verat e ëmbla janë ideale për tu shoqëruar me ëlmëlsira.

Sa gota verë të kuqe duhet të pini në ditë?

Të gjitha efektet e dobishme të verës së kuqe përfitohen nëse konsumoni 2 gota në ditë. Nëse nuk pini verë gjatë gjithë javës, ose e konsumoni atë vetëm në fundjavë, efektet pozitive që përmendëm më sipër nuk do t’i ndjeni.  Për meshkujt këshillohet 2 gota verë në ditë, ndërsa për femrat 1 gotë.

 

Continue Reading
Advertisement
Lexo gjithashtu...
Kliko për të komentuar

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Më shumë në Shendeti

Advertisement

Facebook

Advertisement

Postimet e fundit

To Top